Sheta: ‘Luftojmë deri në fund për kreun’
Mbrojtësi i Besëlidhjes Arjan Sheta, tha sot për ‘Rubrika Sportive’ në Radio Tirana, se skuadra e tij, do të luftojë deri në fund për tu ngjitur këtë edicion në Superiore.
Veterani 38 vjeçar i shumëshëtitur në shumë skuadra të Superiores, vlerësoi momentin e mirë të lezhianëve duke theksuar se fitorja në të vajtjes në Kupë ndaj Partizanit (3-0) e ka një shpjegim:
‘Jemi të konturuar për të bërë një edicion të mirë. Jemi të dytët por ne nuk do të dorzohemi deri në fund për të kaluar Kastriotin që kryeson.
Natyrisht jo gjithçka varet nga ne, sepse krutanët mund të fitojnë gjithnjë. E përsëris që Besëlidhja, ka grupin dhe profilin për të konkuruar denjësisht’– tha ndër të tjera Sheta.
Besëlidhja qëndron në garë në dy fronte, Kupë&Kampionat (Kategori të Parë Grupi B si e dyta).