Kina rrezikon garën e ‘Formula 1’

Koronavirusi ka vënë në pikëpyteje garën e Formula 1 në tokën kineze. Alarmi i koronavirusit shqetëson faktorët sportiv ndërsa gara e prillit, mund të shtyhet në fund të sezonit.

Kjo u bë e qartë nga administratori i deleguar i F1 Ros Braun. “Nëse gara nuk ndodh në datën e caktuar, kryerja i saj do të bëhët më vonë këtë vit.

Ne jemi duke pritur autoritetet kineze të marrin vendimin përfundimtar pasi të anulohen të gjitha ngjarjet publike në mars.

Unë mendoj se se nëse nuk zhvillohet në prill, gara do të shtyhet. Ekzistojnë dy afate logjistike. Një ka të bëjë me transportin nga deti, tjetra e njerëzve që shkojnë atje në linjë ajrore.

Në dy ose tre javë do ta njohim më mirë situatën,”-tha Braun në një intervistë për Motorsport.com.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!