Kampioni në ditëlindje, ‘Shumin’ e uron Ferrari

Majkëll Shumaker sot 51 vjeç. 7 herë kampioni i botës në Formula 1, që nga 29 dhjetori 2013, po lufton me jetën pas atij aksidenti me ski në alpet e Francës.
Piloti gjerman, i cili pasi goditi kokën në shkëmb, kaloi shumë operacione, për të nisur procesin e rehabilitimit.

Është folur shpesh për gjendjen e kampionit që së fundi në një garë zyrtare u pa me kokëkuqen e Ferrarit.

Gjithësesi, ai që ka dhënë shpesh informacione për ‘Shumin’ e përmirësuar, figuron Zhan Todt. Asokohe drejtues kryesor i skuderisë italiane.

E ka uruar klubi i Peskarës por sot Skuderia e Ferrarit, i ka kushtuar një postim special ish- kampionit të saj në rrjete:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!