Mercedes, gati makinat e reja…
Në Formula 1, data 14 shkurt, është dita e prezantimit zyrtar të makinave të ‘Mercedes 2020’. Vemendje maksimale për të zbuluar format e ‘W11’.
Në makinat do shihen edhe ndryshimet nga sponsori i ri. Një shigjetë e argjendtë në sinjale, mjaft estetike.
Këto dhe të tjera, në makinat që sërish do të jenë në duart e Luis Hamilton dhe Valteri Botas.
Mercedes, mbetet ende skuderia për tu mundur. Pas 6 titujve pilotë e konstruktorë, Mercedes drejt rekordit 7.