Aventurë e re, Smajli agjent futbolli

Ish-mbrojtësi i njohur në Kategorinë Superiore me Tiranën, Vllazninë e Kukësin, Dritan Smajli, tashmë është bërë pjesë e një agjensie menaxhimi.

Bëhët fjalë për një agjensi që merret kryesisht me talentët e rinj dhe shitjen e tyre në Europë. IBGR ka bërë të ditur në faqen zyrtare nisjen e bashkëpunimit me lezhjanin i cili që do të jetë në rolin e vëzhguesit të lojtarëve të rinj.

34 vjeçari pasi i dha fund futbollit të luajtur, si trajner, mori drejtimin e skuadrës së moshave dhe më pas të Shënkollit me të cilin u nda para pak muajve.

Menaxhimi i IBGR Football është krenar të njoftojë fillimin e bashkëpunimit profesional me Dritan Smajli; Dritan është një ish-lojtar profesionist, trainer i UEFA A dhe vëzhgues futbolli.

Ne jemi të lumtur që mund të mbështetemi në përvojën tuaj në vëzhgimin e lojtarëve të rinj në mënyrë analitike dhe në perceptimin e potencialit të tyre të vërtetë. Faleminderit që besuat në projektin tonë dhe mirëpresim në familjen tonë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!