Jonuz: ‘Jemi mirë psikologjikisht, dua fitore’

Mirsad Jonuz pret një Vllazni luftarake nesër (18:00) ndaj Tiranës në ‘Loro Boriçi’. Thotë se skuadra ka gjëndje të mirë fizike dhe psikologjike. Tifozët i do në shkallë por kërkon ‘fair-play’ në tribunat e tyre. “Tiranën do ta ndalim…”- shprehet trajneri në konferencën për shtyp.

Ja ajo:

Situata e qetë pas asaj që ngjau në Ballsh?
“Situata është normale. Mbas ndeshjes me Bylisin i kam parë lojtarët ballë për ballë dhe ato janë gati psikologjikisht për takimin me Tiranën. Është shumë e rëndësishme për skuadrën time dhe për mua kjo përballje.

Ndaj Tiranës?
Do të jetë e njëjta situatë si me Bylisin, si me Tiranën. Pikët janë shumë të rëndësishme për ne. Për mua ky tre pikësh do të ketë vlerën e gjashtë pikëve. Nëse fitojmë nesër kundër Tiranës, për Vllazninë nuk do të ketë më probleme. Ne do të shikojmë dhe do të japim maksmumin tonë ndaj kësaj skuadre. Është një skuadër me shumë eksperiencë. Ato kanë 7 fitore, por nesër lojtarët e mij do t’i thonë Stop.

Tirana nën drejtimin e Egbo është e pathyeshme prej 7 ndeshjesh. Ju frikëson kjo statistikë?
Jo, jo, jo në asnjë mënyrë. Ne kemi një grup të mirë, lojtarë të mirë. Kemi bërë një start të mirë, si me Laçin e Bylisin dhe shpresoj se edhe në këtë takim do të kemi edhe një gjykim të mirë. Besoj se nesër lojtarët do të jenë të përqendruar në maksmumin dhe nuk do të kenë asnjë lloj frike ndaj Tiranës. Ato do të japim maksimumin.

Situata e ekipit para kësaj ndeshje?
Mund të them se të gjithë janë të gatshëm dhe në një gjendje mjaft të mirë. Kam në planet e mia sa i përket formacionit 13 lojtarë. Do të shikoj deri para startit të takimit se cilët do të jenë ato dy që nuk do ta nisin nga minuta e para dhe cilët do ta jenë në fushë. Por kjo nuk është e rëndësishme. Unë kam besim tek të gjithë lojtarët. Ato janë mirë fizikisht, psikologjikisht dhe ne nesër do të fitojmë.

Keni marrë vetëm një barazim Tiranës këtë sezon, mos është koha për fitore?
Ne do të kërkojmë vetëm fitore në këtë takim. Gjashtë muajt e parë kemi patur probleme me grupin, nuk është si tani. Tani kemi një grup të mirë. E tham me plot gojë se kam një skuadër të mirë, një skuadër të kompletuar. Të luash përballë Tiranës, Bylisit e Partizanit është e njëjta për Vllazninë. Kemi kualitete të njëjta.

Perballë sulmit më të mirë të kampionatit, si do luajë Vllaznia?
Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë taktikisht si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Kam folur këto ditë dhe kemi studiuar problemet taktike të kundërshtarit dhe problemet e tyre. Unë shikoj që lojtarët e mij të sulmit do të kenë mundësi të mira për shënim dhe do të shënojnë.

I njihni mirë tanimë lojtarët e Tiranës, cili është lojtari të cilin do kishe dashur ta kishe në ekip?
Do të kisha dashur Kalen, Torasën, janë mesfushorë shumë të mirë. Janë dy lojtarë që bëjnë organizimin shumë të mirë tek Tirana. I përlqej këto dy lojtarë.

Për tifozët nesër?
Nesër pres që të kemi shumë tifozë dhe të mbështesin fuqishëm Vllazninë. Por kam një mesazh për tifozët tanë: Ta mbështesin fort Vllazninë, por pa hedhur shishe në fushë. Sepse kjo nuk është në të mirë të Vllaznisë, as për lojtarët dhe as për klubin. “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!