Partizani, kompleksi merr formë…

Partizani nëpërmjet një njoftimi në rrjete, ka përditësuar ecurinë e impiantit të ri që po ndërton në Tufinë.
Tregues i qartë se ‘Demat’ po bëhën gati të ‘mblidhën’ në shtëpi. Prej disa viteve, skuadra e Gazmend Demit, është parë të vuajë mungesën e një stadiumi.
“Vijojnë me ritme të shpejta punimet në stadiumin FK Partizani. Aktualisht po përfundojnë sistemimet dhe gjelbërimet pjesë e projektit të stadiumin. Gjithashtu po mbulohet sektori tribunës dedikuar grupimit ultras.
Ka përfunduar kampata betonarme e cila do të mundësojë hyrjen e mjeteve (autobusë dhe makina) në zonën e parkimit të stadiumit.
Në tribunën qendrore kanë përfunduar sistemet e kondicionimit, sistemet hidrosanitare , sistemet elektrike dhe janë duke përfunduar vetratat e duralumin”, shkruan në zyrtare Partizani.
