Shkëndija, vjen lojtari i Guingamp

Shkëndija e teknikut Ernest Gjoka, nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Për të provuar rekuperimin e pikëve në gjysmën e dytë të sezonit ndaj Vardar Shkupit, i cili kryeson ‘Përva Liga’-n, skuadra tetovae ka afruar disa elementë cilësorë.

I fundit rezulton, Aboubaker Es Sahhal. 19-të vjeçari vjen nga skuadra franceze Guingamp e ‘Ligë 1’. Aboubaker pasi kaloi ekzaminimet mjekësore firmosi me Shkëndijën deri verën e vitit 2023.

Aboubaker Es Sahhal pas vetes ka disa sezone shumë pozitive me ekipin e dytë të Guingamp, që si pasojë i mundësuan të luante me shpresat U17 dhe U18 të Francës.

Paraqitjet e mira bënë që për shërbimet e tij interes të shfaqnin klube të njohura nga Anglia, Italia dhe Portugalia. Shkëndija shfrytëzon situatën e krijuar me mos realizimin e transferimit dhe reagon shpejtë duke blerë kartonin e futbollistit.

Francezi tashmë ka udhëtuar drejt Turqisë ku është bashkuar me skuadrën në fazën përgatitore që zhvillohet në Antali.”-shkruan klubi nga Tetova në zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!