Kupa është e Goga Basket…

Goga Basket, fiton Kupën e Shqipërisë në basketboll.

Kupa e Shqipërisë, Finale: Goga Basket- Vllaznia 80-70

Në finalen e Kupës së Shqipërisë për meshkuj mes Goga Basket dhe Vllaznisë, luajtur në ‘Farie Hoti’ të kryeqytetit, skuadra durrsake ka fituar në shifrat 80-70 ndaj Vllaznisë së Shkodrës.

Vendimtare perioda e 4-ët, ndërsa Goga, ka treguar grintë dhe manovër të saktë në fushë. Për më tepër që shifrat pas disa barazimëve të mëparshme erdhi duke folur teknikisht për durrsakët.

Meritë i të gjithë grupit me elementë nga vendi e jashtë, i punës pasionante dhe investuese e presidentit Igli Goga dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe i teknikut të njohur Afrim Bilali.

Në fund, Vllaznia pranoi me sportivitet humbjën teksa uroi kundërshtarin për suksesin e parë në një Kupë të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!