Berisha në Bundesligë, Lacio tenton një sulmues…
Valon Berisha largohet nga Lacio dhe zyrtarizohet te Fortuna Duseldorf në Bundesligë.
Ylli i përfaqësueses së Kosovës pasi erdhi te Lacio nga kampionët austriakë të Salsburgut, nuk gjeti shumë hapsirë te kryeqytetasit. Lacio e ka huazuar mesfushorin 26 vjeçar me të drejtë bjerje nga klubi i ri.
Ndërkaq skuadra e Simone Inzagit është vënë në kërkim të një sulmuesi. Në skenë Zhiru i Çelsit por drejtori sportiv Igli Tare ëshë i pari që nuk bindet për një trasferim të francezit te Lacio.
Emra të tjerë që po qarkullojnë me mundësi afrimi janë Pedro, Batshuaji (Çelsi) Ibiseviç (Hertha), Odsone Eduart (Sellltik), Remi (Lilë) dhe Diego Lainez (Betis).