Inter kalon në gjysmëfinale…

Kupa e Italisë: Inter- Fiorentina 2-1

Interi gjysmëfinalisti i fundit i Kupës së Italisë. Zikaltërit ndaj Fiorentinës në ‘San Siro’, arritën të shënonin 1 minutë nga fundi i pjesës së parë me Kandreven.

E dyta, nis mirë për Interin por golin e radhës e shënojnë miqtë nga Firence me anë të Kaseres me kokë (60′).

Menjëherë pas barazimit, Antonio Konte hedh në fushë Kristian Eriksen dhe pak minuta më vonë edhe debutuesin tjetër Mozes.

Me danezin 27 vjeçar në fushë, Interi kalon sërish përpara me barelen. Ishte e 67-ta teksa numri 24 Eriksen, debutoi me Interin dhe po në të 67 kur barela depozitoi një top në rrjetë.

Interi i bashkohet Napolit, Milanit dhe Juves në rrugën drejt trofeut.

Në gjysmëfinale Napoli- Inter dhe Milan- Juventus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!