Tirana nuk ndalet, goleadë Luftëtarit…

Kategoria Superiore, java e 19-të: Tirana-Luftëtari 5-1 (Kobina 14′, Batha 17′,74′,Ngo 36′, Muçi (pen) 63′)/Çela 53′

Tirana shpartallon Luftëtarin në ‘Selman Stërmasi’ dhe për gati dy orë udhëheq Kategorinë Superiore. Derisa më pas në ‘Air Albania Stadium’, kukësi i Shpëtim Duros fitoi tri pikë ndaj Partizanit.

Bardheblutë e ‘erës’ Egbo, mahnisin ndërsa nuk lënë shtigje për hamendsime. Me Kobina shënojnë shumë shpejt(14′), ndërkohë që pa kaluar tri minuta dyfishojnë me Bathën.

Por në fushë ka edhe një gjigand si Majkell Ngo i cili në të 36-tën shënon golin e tretë të Tiranës. Në gjysmën e dytë të takimit, gjirokastritët shkurtojnë diferencën me Joan Çelën duke inspiruar të tijtë për të synuar golin e dytë.

Nuk ngjet ashtu pasi në minutën e 63′-të, Ernest Muçi shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

Por ndeshja merr përmasat e një goleade atëherë kur Idriz Batha, ndër më të mirët në fushë, realzon një tjetër gol spektakolar për bardheblutë.

Fitorja e 5 radhazi për teknikun Emanuel Egbo. Tirana si në kohë të arta…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!