Kukësi thyen Partizanin dhe ruan kreun…

Kategoria Superiore, java e 19-të: Kukësi- Partizani 1-0 (Abazaj 67′)

Në ‘Air Albania Stadium’ të Tiranës, Kukësi bëhët ‘zot shtëpie’ dhe mund Partizanin në dulein e së vërtetës.

Dy skuadrat e koutuara si favorite për trofeun, dhuruan spektakël, grintë, cilësi shtylla dhe vetëm një gol përgjatë 90 minutave të kësaj mbrëmjeje përbyllëse të javës së 19-të.

E nis më mirë Kukësi duke patur një protagonist si Musolli teksa në këtë pjesë por dhe më pas, shfaqet ‘filozofi’ i lojës verilindore.

Nuk qëndron duarkryq as Partizani.Me Braun dhe Bardhin aktivë inistohet disa herë, por goli në pjesën e parë nuk vjen për askënd.

Pjesa e dytë:

Vendos një gol i dyshimtë i Abazajt në minutën 67′. Sulm nga e djathta në qendër dhe pasi i fundit për Abazajin. Tropojani godet fort ndërsa mbi vijën e portës mbrojtësit e Partizanit e largojnë sferën.

Fillimisht Hamiti kryesor, lejoji lojën por ndërhyrja e gjyqtarit pas porte, bëri që të ndalej loja dhe të akordohej gol. Me dyshimin e madh gol jo gol, të kuqtë përpiqen të mbeten në lojë duke sulmuar me forca të shumta.

I afrohen disa herë me Bardhin, Braun, Solomon por dhe me Idrizajn. Në anën tjetër Kukësi që insiston me kundërzbritje. Shpesh pranë të dytit por në fund, shifrat mbeten po ato të minutës së 67.

Kukësi fiton dhe ruan kreun. Për Partizanin, kreu tashmë bëhët një…çështje e madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!