Podolski ndjek David Vijen, largohet nga Visel Kobe…

Lukas Podolski i jep fund aventurës në Japoni. Gjermani 34 vjeçar që prej 2017-tës te Visel Kobe, 2 javë më parë fitoi Kupën e Japonisë. Skuadra e drejtuar nga gjermani Torsten Fink, mundi në finale Kashima Antlers në shifrat 2-0.

Magjitë e Iniestës, D. Vijës dhe L. Podolskit, shoqëruan takimin ndërsa pak pas triumfit, David Vija raportoi divorcin duke deklaruar se i thotë lamtumirë futbollit të luajtur.

I dyti është Podolski. Edhe pse ish-futbollisti i Bajernit, Arsenalit, Interit, Këlnit dhe Gallatasarajit, mund të mbetet aktiv në fushë, me japonezët e Kobe e mbylli.

Raportohet se palët patën tratativa të gjata për rinovim por në fund, të dy palët shtrënguan duart me një ‘faleminderit’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!