Luftëtari ndal Kukësin mes polemikave arbitrare

Kategoria Superiore java e 18-të: Luftëtari- Kukësi 0-0

Luftëtari shfaqet heroik në momentet më të vështira të tij. Ndal Kukësin mes polemikave arbitrare edhe pse meritonte fitoren. Në Angli, kompanitë e basteve do e kishin paguar biletën fituese…

Në fakt goli i shënuar nga vendasit është anuluar në mënyrë skandaloze nga virojtësi Denis Rexha. Në të 36-tën teksa pas zhvillimëve nga e djathta, topi u godit nga Oshafi dhe përfundoi brenda vijës së portës.

E dyta sërish nis me inisiativën dhe i afrohet golit në disa raste. Pas gjysmës së dytë të kësaj pjese, Kukësi zgjohet dhe disa orvatje nga e majta me Mustën protagonist, sjellin përshtjellim te zona vendase.

Edhe Rroca e rriti lojën e miqëve teksa u hodh në fushë në pjesën e dytë. Me Shkurtajn inekzistent dhe Abazaj e Gavazaj jashtë forme, Kukësi del me një pikë nga Gjirokastra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!