Ngo, tri pikë Tiranës në shtesë…

Kategoria Superiore, java e 18-të Tirana-Bylis 2-1 (Kale 20′, Ngo 90’+6′ / Hidi (p)65′)

Egbo arrin fitoren e 4-ët radhazi në kampionat në krye të bardhebluve. Tirana katapultohet në vend të dytë...

Tirana fiton ndaj Bylisit në ‘Selman Stërmasi’ në shifrat 2-1. Në duelin më të ndezur të javës, skuadra e Emanuel Egbosë, thyen në limite formacionin nga mallakastra duke i shtuar vetës tri pikë e parakaluar pikërisht ballshiotët në klasifikim.

Në kryeqytet, bardheblutë e përkrahur nga shumë tifozë në shkallë, e nisën lojën mjaft mirë. Egbo, ndërsa karierën si trajner e ka nisur te Bylis, hedh që nga minuta e parë Ngo në vend të Muçit. Ndryshe nga javët e fundit…

Është skuadra vëndase që ushtron presion dhe mesfusha e dendur mban kontrollin e lojës. Deri në minutën e 20-të teksa Kale, me një veprim të zgjuar por dhe fat, shtyn në rrjetë nga një pozicion i vështirë.

Në pjesën e dytë duket më shumë në fushë skuadra mike. Pas një aksioni nga e majta e Peposhit, topi në zonë devijohet nga Doka por për gjyqtarin Jorgji, është penallti. Godet Isli Hidi dhe shifrat barazohen.

Më pas Tirana në epërsi numerike, pas daljes me dy të verdhë të Mëllugjës, insiston për të marrë avantazhin. Kur dukej se gjithëçka po shkonte drejt barazimit, Ngo me forcë në zonën e Hidit, shtyn për 2-1. Protestat për faul ndaj portierit të kota, Jorgji pas 99 minutave, çertefikon fitoren e vendasëve bardheblu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!