‘Luftëtar’ i çarmatosur, pret kryesuesit solidë…

Një Luftëtar i çorganizuar do të presë sot në 14:00 Kukësin e ideuar për titull kampion. Vështirësi në elementë, mungesa për shkak dëmtimesh e pezullimesh. Pa llogaritur të larguarit Rapo e Fili.

Me merkaton e pezulluar nga FIFA, gjirokastritët në kushte aspak komode për të tentuar rekuperimin e pikëve në fund të tabeles. Janë të 9-ët dhe 13 pikë larg Skënderbeut të zonës ‘play-out’.

Kukësi vjen me ‘shpatë’ të mprehtë. Ka zhvilluar minifazën në Antalia ndërsa pati sukses dhe në miqësoret turke. Grupi është po ai që mbylli në vend të parë 2019-tën. I etur për tri pikë

E veçanta e takimit të sotëm rikthimi në Gjirokastër e Shkurtajt, Rrocës, Abazajt. Këtët radhë si sfidues…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!