Tirana gati, synohet fitorja

Tirana, skuadra më e titulluar në vend, ka një llogari sot me Bylisin e Ballshit. Bardheblutë ndërsa i bënë një mbyllje spektakolare 2019-tës, kanë shansin në ‘Selman Starmasi’ të bëjnë rrokadën pikërisht me skuadrën e Dovedan që aktualisht renditet e dyta.

Parësore të tregojë se nuk kanë ndikim lrgimet pa kriter të Kërçikut e sidomos të Imamit…

Në kampin kryeqytatas, me Muçin që së fundi ka rënë në radarët e Dinamo Zagreb, por dhe të tjerë lojtarë me gjendje të mirë, besojnë se do ia dalin në shtëpiaken e orës 17:00.

E ka deklaruar Egbo në konferencën për shtyp. Ish- lojtari dhe tekniku i mallakastriotëve, vlerëson kundërshtarin teksa kërkon të shtojë dozën e përqëndrimit te të tijtë.

Çdo ndeshje është e vështirë. Nuk ka më ndeshje të lehta, edhe me ekipin e fundit të tabelës kanë interesat e veta, dhe duan të tregojnë diçka. Kemi ndeshje direkte. Një fitore do të ishte shumë e mirë për ekipin.

Obkjetikvat?

‘Në shpresojmë, të marrim sa më shumë fitore, llogaritë bëhen në fund. Objektivi është ti marrim ndeshjet një nga një. Këtë ka vendosur edhe klubi për ne.

Mendoj se kemi pasur ndryshime në ekip dhe do të kemi edhe në vazhdim. Duam të vazhdojmë ritmin që e lamë në fund të vitit të kaluar.’-tha ndër të tjera Emanuel Egbo në prag sfidën me Bylis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!