Festë në Salamanka e Ibiza, zbarkojnë Real e Barça…

Eleminuan Deportiva La Korunën e Albasetën, sot presin gjigandët e Spanjës

Në Salamanka sot rezulton një ditë speciale. Klubi Unionistas, modest për nga niveli i futbollit iberik, do të sfidojë gjigandët e Real Madridit në një përballje Kupe duke nisur nga ora 21:00.

Edhe pse në qytet duan të shohin fitues ekipin e tyre, mjaft sportdashës kanë zënë ‘pritë’ për të takuar apo marrë autografe galaktikëve nga Madridi.

Zidan ka bërë rotacion rrënjësor në këtë ndeshje paçka se me skuadrën kanë udhëtuar disa kampionë…

Sakaq edhe në Ibiza ka festë. Në këtë raund të tretë të Kupës së Mbretit, Skuadra Ibiza-Eivissa ndërsa pozicionohet e treta në Ligën 3 spanjolle, duket që po mendon më së shumëti për marketingun në këtë përballje që nis sot në orën 19:00. Rotacion dhe te Barça…(Video&foto)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!