Manaj te Barcelona: ‘Është dita më e lumtur e jetës time’
Lushnjari Rei Manaj arrin majat. Edhe pse do jetë pjesë e Barcelona B, futbollisti kuqezi, nga sot llogaritet pjesë e katalanasëve.
Blerja përfundimtare e kartonit të 22 vjeçarit është zyratrizuar nga klubi më i ri i Manajt. Sulmuesi nënshkruan për 3 vite e gjysmë.
Nga ana tjetër, Manaj ka folur për mediat e Barcelonës duke u shprehur: ‘Është dita më e lumtur e jetës time‘ (Video poshtë materialit).
Njoftimi i klubit:
“Barcelona dhe Albasete kanë arritur një akord për transferimin e futbollistit shqiptar Rei Manaj, 22 vjeçar, në klubin blaugrana, ku firmos deri më 30 qershor 2023. Manaj do të ketë një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh. Lojtari ka kaluar testet e nevojshme mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën e tij të re në stadiumin “Johan Cruyff” në praninë e drejtorit përgjegjës të Barcelona B, Silvio Elias.
Vlera trasferimit është 700 mijë euro, plus 2 milionë euro në varësi të arritjeve gjatë këtyre tre viteve e gjysmë kontratë. Lojtari do të mbajë fanellën me numrin 22”, -njofton klubi i Barcelonës.
🎙 Rei Manaj: “Es el día más feliz de mi vida”
— FC Barcelona B (@FCBarcelonaB) January 20, 2020
💪 Así ha sido su presentación en el Estadi Johan Cruyff#ForçaBarça 🔵🔴 pic.twitter.com/pdYzaiOnh4