Histori sportive: Markolaj,e pesta në botë në 800 m

Lumturi Markolaj dhe kampionia kineze Sin Kim-dan po shkojnë drejt startit të nisjes në 800 metra. Historike. Ngjet me 12 nëntor 1963 në GANEFO.

Sin Kin-dan në atë garë, do të bëhet atjetja e parë në botë që kalon nën dy minuta (1:59.1), ndërsa Lumturi Markolaj do të arrijë në vendin e pestë .

Por në garat e Indonezisë së vitit 1963, rezultonin edhe të tjerë sportisë shqiptarë. Njëri prej tyre ishte maratonisti Niazi Dajçi por dhe atletja Shaqe Nika.

Ndërkohë që basketbolli teksa u luajt në datat 16-22 nëntor, një tjetër disipilnë sportive në lojrat e GANEFO-s.

Gjithë kjo histori sportive, vjen nga puna disavjeçare e gazetarit dhe studiuesit të madh italian me trend të theksuar nga sportet shqiptare Dr. Xhovani Armillota i cili nuk ka nguruar të falenderojë në profilin e tij në facebook fotografin Dr. Marko Bagozzit.


2 thoughts on “Histori sportive: Markolaj,e pesta në botë në 800 m

  1. Duhet te falenderoj fotografin z. Marco Bagozzi dhe gazetarin italjan z.Xhovani Armillota, per vlersimin e kesaj pjese te historis time sportive, por duhet te sqaroj se atletja Sin Kim Dan me te cilen kam konkuruar ne lojrat botrore te Xhakartes, nuk ishte shtetase kineze por koreane. Kjo atlete ne vitin 1966 eshte perjashtuar nga federata nderkometare e atletikes dhe nuk i njihet asnje rezultat zyrtar, sepse nga kontrollet e bera ka dale e gjinise mashkull. Ndersa une ne garen 800 m kam dale e 2-ta ne eleminatore dhe e 4-terta ne finale, ne perfundim te gares jam ne foto me atleten kineze. ju falenderoj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!