Ndalet Atalanta, Berisha mund ish-skuadrën

Seria A, java e 20: Atalanta- SPAL 1-2

Mëkat për Atalantën dhe golin e rrallë të Iliçiç. Skudra bergamaske, humb shansin të qëndrojë pranë skuadrave kryesuese të ‘Seria A’. Ndeshja përmbyllëse e javës së 20-të, vuri përballë Atalantën me SPAL.

Berisha, me statusin e ishit, mori një gol fantastik të shënuar nga Iliçiç kur kishin kaluar vetëm 16 minuta lojë. Në anën tjetër, Atalanta që duket se vendos në kasafortë tri pikët,nis të menaxhojë.

Por e dyta nis ndryshe. Petanja pas një topi në qëndër të zonës nuk shpërdoron duke barazuar në të 53-tën. Për të ardhur te përmbysja e madhe në të 60-tën.

Këtë radhë, Valoti kryen një kreveper në marshimin drejt portës vendase. Kalon me parabël Toloin, eviton dhe Polominon dhe godet drejt e në rrjetë.

Rruga e barazimit për Atalantën e Gasperinit, kalon nga disa futbollistë. Madje dhe Gjimshiti në të 79-tën i’u afrua golit, por pa mundur ta gjejë atë.

Fitorja ringjall disi shpresat e SPAL, Sempliçi dhe ‘ferraristët’ besojnë…te shpëtimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!