Ronaldo dy gola, Juve fluturon në krye

Ndalet Interi por jo Juventus në Seria A. Ndaj Parmës, torinezët fituan 2-1 duke u shkëputur momentalisht me 4 pikë nga Interi i vendit të dytë dhe 5 nga Lazio që ka një takim më pak.

Vendimtar Kristiano Ronaldo. Luzitani arriti të shënojë dy herë për bardhezinjtë duke treguar vazhdimësi, aftësi e klas.

Në të 43-tën dhe 58-tën, Ronaldo gjeti golat ndërkohë që në mes është edhe goli i Parmës në të 55-ën Kornelius.

Sarri pak nga fundi, nxori nga loja Dibalanë, me këtët të fundit që shkon i ‘dyzuar’ drejt stolit.

Gjithësesi, ‘Zonja’ e mbylli si duhet një takim që miqtë rrezikuan ta barazonin në fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!