Kosova i paraprin gjysmëfinales, Ademi takon Sejdinin…

Ndonëse është ende herët por takimi gjysmëfinal i “play-off”it mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sa vjen e afron.

Eknas për ti paraprirë axhendës së ndeshjes së 26 marsit në Maqedoni të Veriut, presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe zyrtarë të tjerë të sportit në Kosovë, kanë marrë një takim me presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini.

Të dy homologët u përqëndruan te kordinimi i punëve për të organizuar një ndeshje speciale dhe brenda gjithë rregulllave të UEFA-s.

Pala kosovare, mësohet se veç të tjerave, ka kërkuar shtimin e numrit të biletave për qytetarët e saj. Sejdini nuk ka dhënë një përgjigje të prerë…

Sakaq, përfaqësuesja ‘dardane’, u rendit e treta në kuafikfikueset e ‘Euro 2020’, dhe tani shpresa e vetme për një biletë europiane, vjen nga shansi i dytë që ofron UEFA përmes rrugës së Nations League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!