Kosova, Suedia e kalon në fund…

Miqësore në Katar: Suedi- Kosovë 1-0 (Hedlund 74′)

Nuk ja del Kosova në testin e sotëm me Suedinë në Doha të Katarit. Ekipi i Shaland, në radhët e të cilëve pati shumë lojtarë ‘fringo’,qëndroi në lojë deri në minutën e 74-të kur Hedlund kaloi përpara nordikët.

Gjithësesi, përfaqësuasja kosovare mori përgëzime nga tekniku dhe delegacioni i FFK-së që ndoqi nga pranë testin me suedezët.

Aq më tepër që vetë Bernard Shaland, përgëzoi disa lojtarë të hedhur në fushë duke mbajtur lart vemendjen ndaj tyre për të ardhmen.

Për tu theksuar, skuadra ‘dardane’ bëri shumë ndryshime në fraksionin e dytë.

Tashmë, stafeta kalon te skuadra e parë e cila pritet të nisë të mendojë për duelin e marsit me Maqedoninë e Veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!