Milan, fitore e vuajtur, ndalet Interi
Milan të bën me ‘zemër’ edhe duke luajtur ndaj një rivali si Udineze. Mekanizmat kuqezi, lëvizin ngadalë dhe në fund të kohës shtesë nga 3 që u akorduan, merr avantazhin me Ante Rebiç 3-2.
Shevçenko, ish- sulmuesi ukrainas i ‘Djallit’ duartroket nga tribina e ‘San Siros’
Konte mund të ketë lindur në Leçe por skuadra e qytetit të tij, nuk i jep shansin të marrë tri pikë në takimin që zikaltërit e udhëhoqën për disa minuta. Vetëm 1-1.
Sakaq, Verona pjesë e së cilës janë Kumbulla (doli nga loja pas një dëmtimi) dhe Rrahmani ecën e paposhtur.
Edhe sot ndaj Bolonjës arrin të marrë një pikë determinante.
Rezultate:
Milan- Udineze 3-2, Leçe- Inter 1-1, Bolonja-Verona 1-1, Breshia- Kaljari 2-2, Xhenova- Roma 1-3. Juventus-Parma, po luhet këto çaste…