Njeriu i ndeshjes, nuk i shpëton ndëshkimit…

Mbreti i së ardhmës në Madrid, ndëshkohet nga Federata Spanjolle.

Federiko Valverde, uruguajani 21 vjeçar, me gjestin e ndërhyrjes ‘vandale’ ndaj Moratës pak minuta para se Real- Atletiko Madrid ti drejtoheshin gjuajtjve nga pika e penalltisë, i dha ‘hov’ madrilenëve të bardhë për tu afruar me trofeun e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.

Për këtë gjest, mesfushori i ‘galaktikëve duhet të vuajë dënimin e rastit.

Komiteti i Garës në Federatën Spanjolle të Futbollit përjashtoi për një ndeshje mesfushorin i cili në pak kohë, po kofigurohet si pikë e fortë e Realit të Zidan.

Komisioni i Garës pati parasysh pamjet filmike dhe raportin e arbitrit të finales Sançez Martinez.

Kështu, “Lojtari i ndeshjes” Real Madrid-Atletiko Madrid, (4-1 pas penalltive) Valverde, do vuajë mungesën e një takimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!