Setien pas zyrtarizmit, radha e prezantimit…
Barcelona dhe Kike Setien, kanë arritur marrëveshjen për përfshirjen e 61 vjeçarit si trajner të ekipit të parë të futbollit, deri më 30 qershor 2022.
Pas shumë trataivash të Bartomeut dhe bordit drejtues, ka ardhur zyrtarizimi i cili sot do kalojë sipas një axhende të ngjeshur:
Axhenda e prezantimin e tij sot:
E Martë, 14 Janar
- Në 13.30, nënshkrimi i kontratës në ‘Palco Presidente Suñol’ në një akt privat.
- Në orën 14:00, sesioni fotografik i trajnerit të ri në fushën e ‘Kamp Nou’.
- Në orën 14.30, prezantim dhe konferencë shtypi pasuese në Auditorin e vitit 1899.
“Futbolli është ajo që më kënaq. Kur Modriç më dha fanelën e tij të nënshkruar dhe tha” Skuadra jote po luan aq mirë”.
Ose kur një koleg thotë: “dreq o dreq, sa mirë po luan skuadra jote “- kur kjo ndodh, unë shkoj në shtëpi i lumtur.
Kjo është ajo që më kënaq, më shumë sesa humbja apo fitorja “-ndër të tjera Setien pasi arriti marrëveshjen afat gjatë me Barcelonën.