Kupa, kalojnë Napoli e Lacio, Interi pret Kaljarin…

Napoli dhe Lacio çifti i radhës për 1/4 e trofeut të Kupës së Italisë

Kupa e Italisë pa sot në fushë Napoli- Peruxha dhe Lacio- Kremoneze.

Skuadra e Gatuzos shfrytëzoi dy penallti dhe në të dy rastet ishte Insinje ai që shënoi në fraksionin e parë në minutat 26 dhe 38.

Por edhe miqtë patën një mundësi për ta hapur takimin. Peruxha humbi penalltinë e tretë të akorduar në këtë takim në minutën e 47 e pjesës së parë me Imelon.

Për Napolin, në fushë Hysaj por dhe shqiptaro- maqedonasi Elmaz.

Sakaq, Lacio shkatërroi 4-0 Kremonezën në takimin pasues të orës 18:00.

Autorët e golave për lazialët ishin Patrik, Parolo, Imobile dhe Bastos.

Ndërkaq, po sot në 20:45, do të zbresë në fushë Interi dhe Kaljari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!