Kalon Interi, Kupa prioritet
Kupa e Italisë: Inter- Kaljari 4-1 (Lukaku 1′,49′, Borja Valero 22′, Ranokia 81′ / Oliva 73′)
Me dy gola të Romelu Lukakut një të Borja Valero dhe një tjetër të Ranokias së rikthyer pas 5 muajve me fanelën e Interit, zikaltrit mundën Kaljarin në takimin e fundit të mbrëmjes për Kupën e Italisë.
Gjithçka erdhi e thjeshtë për formacion e Kontes i cili në këtë takim kishte hedhur në fushë një formacion miks brenda të cilit edhe kiliani Sançez (vjen pas dëmtimit).
Pa u mbushur një minutë lojë, Lukaku kalon përpara Interin. Loja ka vetëm një drejtim dhe ajo figuron porta mike. I dyti vjen më shpejt me belgun por këtë herë VAR, anulon. Gjithësesi, Interi është aty dhe dyfishon me Borja Valeron.
Fraksioni i dytë ofron Kaljarin që imponohet në disa raste ndërsa në të 73-tën, hap takimin pas golit të Olivës. Në fund shpërblehet rikthimi i mbrojtësit Ranokia që vulos 4-1.
Interi në çerekefinale…