Seria A humb dy talente 21 vjeç…

U luajt në ‘Olimpiko’ por në sfidën Roma- Juventus nga impianti i kryeqytetit italian, dolën dy futbollistë të dëmtuar keqas.

Demiral për Juven dhe Zaniolo për Romën, figuruan lojtarët respektivë që do duhet ti nënshtohen ndërhyrjeve të specializuara.

Kështu Demiral, ka pësuar një dëmtim të ligamentit kruçial e shoqëruar edhe me dëmtimin e meniskut.

Mbrojtësi 21 vjeçar, ndër talentet e bardhezinjëve pas operimit, pritet të qëndrojë rreth 4 muaj larg fushave.

Për Zaniolon, ekzaminimit e mbrëmshme evidentuan faktin që lojtari pas përplasjes me De Ligt, ka këputur ligamentin e gjurit.

Operacioni i 21 vjeçarit, parashikuar të kryhet sot. Nikola, do duhet më shumë kohë të rekuperojë. Me gjasë ai ka humbur sezonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!