Verona shkëlqen…Juventus di të mundë të mëdhatë

Seria A: Verona- Xhenova 2-1, Roma- Juventus 1-2

Verona në përbërje të së ciles aktivizohen me mjaft sukses Kumbulla dhe Rrahmani, fitoi sot me përmbysje ndaj Xhenovas 2-1.

Por për të mbyllur ditën me takimet e javës së 19-të në Seria A, mbrëmja rezervoi edhe sfidën Roma- Juventus.

Në @Olimpiko’ të romës, skuadra me të njejtin emër u pa nën një gol të shpejtë të shënuar nga bardhezinjtë që në të 3-tën nga Demiral.

Aq ka mjaftuar për formacionin e Sarrit i cili pak minuta më vonë vret’ ndeshjen me një penallti të kthyer në gol nga Kristiano Ronaldo (10′).

Me fillimin e së dytës, vendasit e shtojnë presionin dhe pas disa aksionëve të rrezikshme fitojnë penallti. Për romakët te pika e bardhë paraqitet Peroti (68′) teksa ngushton në 1-2.

10 minuta nga fundi, Juventus shënon edhe të tretin por këtë radhë është VAR-i që thotë jo. Gjithësesi, pas javës së 19-të, Juve udhëheq i vetëm Serinë A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!