Alioski takon Xhakën, Lidsi synon Premier Ligën

Në ‘Emirates Stadium’, mbrëmë Arsenali i Granit Xhakës u përball me Lids Junajtid në një takim me eleminim të drejtpërdrejtë për ‘Fa Cup’.

Skuadra vendase kaloi me vështirësi për në 1/16-tat me një gol të shënuar nga Nelson në të 55-tën.

Por ajo që u pikas para se skuadrat të zbrisnin në fushë, ishte takimi i ngrohtë i Xhakës me Alioskin. Të dy shqiptarët njihen që kur kanë luajtur në Zvicër.

Nuk dihet se çfarë thanë mes tyre por deklarata e shqiptaro- maqedonasit para takimit se ‘Lids mund të mundë Mançesterin (Junajtid) apo dhe Arsenalin’, duket se ka sherbyer për batutat paraprake.

Ezgjan Alioski luan prej tri sezonëve te Lids dhe në shtator të 2016-ës me fanelën e Maqedonisë së Veriut, i shënoi një gol Shqipërisë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!