De Rosi e mbyll me Bokën: “Kthehem në shtëpi…”

Daniele De Rosi largohet nga Boka Juniores mes polemikave. Me gjasë, ka mbyllur me futbollin e luajtur. Ish- kapiteni i Romës, bëri një deklaratë të çuditshme para se të largohej nga Argjentina. Ja ajo:
“Nuk ka probleme, nuk ka probleme me familjen time. Ndiej nevojën të shkoj vetë, të ribashkohem me familjen time. Unë jam 36 vjeç, jo 25.
Nuk kam probleme me drejtuesit e rinj, kam punuar vetëm me ta për 2-3 ditë. Vendimi është përfundimtar. Drejtuesit treguan dashuri dhe u përpoqën të më mbanin, por vendimi është përfundimtar.
Klubi më tha merr kohë për vendimin, por nuk më duhet: Unë duhet të kthehem në shtëpinë time. Përshëndes klubin që ka hyrë në zemrën time…”-këto janë fjalët e De Rosit që me gjasë, ka mbyllur me futbollin e luajtur.
