Kupa e Anglisë, Xhons ylli i ri i Liverpulit…

Në Angli sot u luajtën disa takime për ‘Fa Cup’ me të renë që këto përballje shkuan kryesisht për skuadrat favorite.

Totenhemin u ndal nga Midelsboro (1-1) dhe do luajë takim shtesë me skuadrën e Championship. Kristal Palasë u mund nga Derbi Kaunti 0-1 teksa Çelsi fitoi 2-0 me Nontingem Forest.

Edhe Shefild Utd kaloi Fylde 2-1. Sakaq, në këtë tur, pati edhe nje supersfidë.

Shorti për 1/32, vuri përballë Liverpulin dhe Evertonin. Edhe pse Jurgen Klop hodhi në fushë tërësisht një formacion të improvizuar, te Reds-at, ka gjithnjë të reja.

Tekinikisht Liverpuli fitoi 1-0 por goli i shënuar nga 18 vjeçari Xhons në të 71-tën, një perlë e vërtetë. Për Liverpulin debutoi edhe japonezi Takumi Minamino.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!