Eriksen bën naze, tifozët: ‘largojeni…’

Në shtëpinë e Totenhem vazhdojnë të diskutojë çështjen për të ardhmen e mesfushorit Kristian Eriksen.
Kontrata e lojtarit skadon në fund të sezonit duke u kthyer në dëshiren e disa klubeve, përfshirë Realin, Interin dhe Juventusin.
Danezi luajti sot 90 minuta pa shkëlqyer në ndeshjen (1-1) që ‘Spurs’-at zhvilluan për FA Cup. Performanca e dobët e lojtarit, zemëroi pa masë tifozët e klubit londinez.
Ndërkaq, në mediat sociale, tifozët kërkuan me ngulm transferimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Inter është gati ta sjellë në Milano që në janar.