Premier Liga e Liverpulit, radhën e pati Shefild Utd

Premier League java e 21: Liverpul- Shefild Utd 2-0 (Salah 4′, S. Mane 64′)

Kanë ndërtuar steriotipin e kampionit. Skuadra e Liverpulit edhe sonte ne mbrëmje në ‘Anfield’, mundi 2-0 Shefild Utd duke ruajtur trendin e fitoreve të njëpasnjëshme.

Loja nis nën diktatin e ‘Reds’-ave me synim golin dhe arratinë në rënditje. Ia dalin që në start me Salah në të 4-ën.

Më pas ‘muzika’ është ajo, lojë e spektakël të formacionit të Klop që në këtë takim kishte bërë disa ndryshime në prapavijë dhe mesfushë.

Për të ardhur te një top parabol e egjiptianit i cili u nis për pas, e përfundoi në shtyllë.

Në të 64-tën sërish Mohamed Salah në skenë. Një aksion i shpejtë me inisiator Mane nga e majta, ‘muri’ me ish- futbollistin e Romës dhe Sadio Mane me shpejtësinë e një kampioni në 100 metra, godet dy herë për të regjistruar të dytin.

Liverpul vijon dominimin por gol tjetër nuk ka. Pas këtij rezultati Liverpul me një takim më pak, rimerr arratinë nga vendi i dytë me 13 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!