Sevilja ndalet në shtëpi, Navas mister ‘500’

La Liga: Vajadolid- Leganes 2-2, Sevilja- Atletik Bilbao 1-1

‘La Liga’, ka startuar për 2020-tën sot me takimet e javës së 19-të. Dy përballje në program Vajadolid- Leganes (19:00) dhe Sevilja- Atletik Bilbao (21:00), hapën vitin kalendarik në Spanjë.

Në orën 19:00, dueli Vajadolid- Leganes, u pëshkrua nga lufta e fortë sportive e pa kompromis.

Brathuajtë për madrilënet kaloi në minutën e 4-ët përpara Leganesin. Mirpo ishte e thënë që tre nga katër golat e këtij takimi, të vinin brenda 13 minutave.

Barazoi Unal në të 8-ën për formacionin vendas teksa në të 13-tën sërish Leganes kalon në avantazh me Rokue Mesa.

Kur takimi po i drejtohej fundit, në të 79-ën, sërish Unal i dërgon shifrat në 2-2.

Në mbëmje Sevilja e Lopetegit, e pati shumë të vështirë me baskët e Bilbaos. Në pjesën e parë ishte Atletik Bilbao që dominoi duke shënuar një gol me Kapa që në minutën e 15-të.

Vertikalizimi nga thellësia dhe kontrolli i saktë e topit nga Kapa për ta depozituar në krahun e majtë të Vaclik.

E dyta ofron në Sevilje me kërkuese dhe në të 60-tën autogoli i Unai Nunez, sjell qetësinë në ‘Estadio Ramon’. E veçanta, 34 vjeçari Navas, pati sfidën e 500 si futbollist profesionist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!