Derbi i shkon Realit, Kurtua njeriu i ndeshjes…

La Liga: Valencia- Eibar 1-0 (Gomezh 27′), Getafe-Real Madrid 0-3 (Ag: D. Soria, Varan 53′, Modriç 96′)

‘La Liga’ luajti sot dy ndeshje të tjera. Në pritje të derbit të Katalunjës, Valencia- mundi thjesht Eibarin 1-0 me një gol të Gomezh që në të 27-ën e pjesës së parë.

Sakaq, në 16:00,stafetën e mori derbi i Madridit. Getafe priti Realin në një duel mjaft të luftuar.

Edhe pse blutë vendas kanë bërë goxha progres, ndaj një Reali me shumë ndryshime sot, nuk ja kanë dalë të marrin pikë.

Skuadra e Zidan, falë portierit Kurtua dhe Varan (më të mirët në fushë) me shokë, arritën të mbyllnin me sukses këtë transfertë në shifrat 0-3.

Pas suksesit, Reali i Madridit ngjitet provizorisht në vend të parë të ‘La Liga’-s me 40 pikë.

Një më shumë se Barcelona e cila pas pak, do të ketë punë me Espanjolin në derbin katalanas. Po sot luan edhe Atletiko Madrid- Levante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!