Ndahet nga jeta Shyqyri Rreli
Lajm të hidhur për familjen e tij, për futbollin shqiptar. Shyqyri Rreli, ish trajneri i Shqipërisë, është ndarë nga jeta sot në moshën 89-vjeçare.
“Nderi i Kombit” dy vite më parë, figuron personi që në krye të kombëtares kuqezi, gjatë vitit 1984, arriti të mundë 2-0 Belgjiken në ‘Qemal Stafa’.
Por karriera e Prof. Dr. Rrelit është shumë më e pasur… Trajner me Shkëndijën e famshme të viteve ’70 dhe i Tiranës ne vitet ’80. Autor i mjaft librave me specifikë futbollin.
Homazhet në nderim të figures së shquar të futbollit shqiptar Shyqyri Rreli do të mbahen sot, nga ora 12:00 deri më 14:00 në mjediset e stadiumit kombëtar “Air Albania”.