Më të mirët e 2019-ës, ‘Sporti im’ shpall fituesit

Redaksia e “Sporti im.al”, ruan traditën. Mbështetur te numri i votave të grumbulluara, propozuar nga gazetarë të njohur sportivë me të cilët u kontaktua, vendosi të publikojë formacionin fitues të “Anketës” dhe trajnerin më të mirë të vitit kalendarik 2019 për Kategorinë Superiore.
Ata janë:
Trajner: Veljko Dovedan (Bylis).
Portier: Alban Hoxha (Partizani).
Mbrojtës: Lorenc Trashi (Partizani), Rustem Hoxha (Teuta), Egzon Belica (Partizani), Abdurrahman Fangaj (Laçi).
Mesfushorë: Bruno Dita (Skënderbeu),Edon Hasani (Tirana), Sherif Kallaku (Teuta), Eduart Rroca (Kukësi).
Sulmues: Kirian Nuabueze (Laçi), Vasil Shkurtaj (Kukësi).
“Sporti im.al”, falënderon të gjithë ata që votuan dhe uron fituesit e “Anketës” për të tjera suksese.
Bashkëngjitur Urimi për një vit të mbarë e plot arritje në 2020-tën për të gjithë bashkëpuntorët, trajnerët, sportistët, fansat (shqiptarë e të huaj)…
