Shkëndija në bilance, klubi krenohet me ecurinë…

● Shkëdija e Tetovës, ndalet të bëjë bilancin e klubit ndër vite.
Në dekadën e fundit Shkëndija u shndërrua në skuadër kompetitive duke dominuar futbollin në Maqedoni të Veriut e fituar mjaft trofe.
Bilanci mbetet unik, pasi duke fituar 6 trofe dhe duke regjistruar 8-të pjesëmarrje në eliminatoret e Kupave të Europës, tetovarët po luajnë rol të rëndësishëm në futbollin e shtetit fqinj.
Ndërkaq, ky sezon në start, ka nisur jo dhe aq mirë. Lëvizjet e fundit në staf me afrimin e Ernest Gjokës, e kanë çliruar grupin kuqezi dhe pikët në tabelë, rrisin besimin se Shkëndija, mund të ‘ndezë’ shpejt ambicjet për kreun.
Klubi poston sot në zyrtare:
