Çudia Fangaj, të shtunën 2×100

Abdurrahman Fangaj, shkodrani i vetëm aktiv te Laçi, të shtunën me Luftetarin, pritet të jetë sërish titullar. Ndaj Flamurtarit, javën e kaluar, mbrojtësi 22-vjeçar, ndër më të dalluarit.

Këtë herë do të jetë ndryshe. Fangaj që ka veshur edhe fanelën e kuqezinjve të U-21, ka dy përkime mjaft interesante.

Në Superiore, me Tërbunin 14 takime dhe Laçin 85 zyrtare të tjera. Të shtunën bëhen plot 100 përfaqësime. Por e veçanta e numrit 100, nuk mbaron këtu.

Rastësi e çuditëshme, por mbrojtësi i linjës së djathtë, vetëm më fanelën bardhezi, këtë javë plotëson një tjetër 100.

Këtu llogaritë bëhen me kampionatin: 85 takime, Kupën 8 takime, finalen e Superkupës 1 takim dhe 5 ndeshje më Laçin në Europa League. E veçantë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!