‘Air Albania’ gati, derbi nis me kontestime…

Takimi i parë i skuadrave Shqiptare në ‘Air Albania’. Partizani-Tirana do të jetë kryesfida e javës teksa të premten, dy të mëdhatë e vendit,do luajnë aktin e dytë sezonal.

Bardheblutë duke parë atë që ka programuar klubi pritës kanë kërkuar një tjetër ndarje të tribunave, duke preferuar atë “Fatmir Frashëri”, por të kuqtë thonë se vendi i mbështetësëve të Tiranës do të jetë ‘Vasillaq Zëri’.

Aq është dashur dhe në takimin e fundit mes palëve, përfaqësuesit të FSHF-së, Bujar Pregja dhe eksponentëve të Policisë së Shtetit, janë zbardhur projektet dhe synimet organizative. Gerald Burba i Partizanit, ka shpjeguar me detaje se pse tiranasit do vendosen në sektorin ‘Vasillaq Zëri’.

Mbetet për tu parë nëse do ketë të reja. Sakaq, derbi i madh i kryeqytetit, për herë të parë në ‘Air Albania’, përpos rëndësisë së pikëve, edhe një shans për të vendosur emrin si fituesi i parë në impiantin e ri me afro 22000 vende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!