Agjenti i Hysajt: ‘Në janar e largoj nëse nuk aktivizohet…’


Mario Xhufredi: ‘Hysaj mbrojtësi më i mirë i Seria A për tri vite’

Menaxheri i Elseid Hysajt, ka marrë kontakt me drejtuesit e Napolit lidhur me ardhmërinë e shkodranit.

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, ka kontratë me të kaltërit deri në qershor ndërkohë që më pas, mund të largohet nga skuadra e Gatuzos.

Në një intervistë për radio “Kiss Kiss Napoli’, Mario Xhufredi agjenti i Hysajt dhe Di Lorencos, ka shpjeguar:

Dje isha në Castel Volturno për të folur me presidentin dhe Xhuntolin për situatën e Hysajt. Këtë vit ka pasur pak hapsira gjë të cilën nuk e kemi pritur mirë.

Kuptoj Mario Rui, kuptoj Di Lorencon, por Ançeloti duhej ta aktivizonte më shumë Hysajn. Shpresoj që Gatuzo t’i jamë më shumë mundësi dhe ta bindë që të qëndrojë.

Nëse do ketë pak minuta, në janar do të ikë. Nëse luan, do qëndrojë deri në qershor. Për tri vite, Elseid Hysaj ka qënë mbrojtësi anësor më i mirë i Serisë A’- deklaroi Xhufredi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!