Interi, Samit përpara merkatos…

Te Interi edhe pse të zhgënjyer nga humbja me Barcelonën ‘B’,çka i kushtoi eleminimin nga grupet e Champions, tregohen optimistë.
Mësohet se shpejt do të organizohet një ‘Samit’ me drejtuesit Bepe Marota, Piero Aluzilio dhe trajnerin Antonio Konte për të konkluduar me emrat e rinj që pritet të afrohen në janar.
Natyrisht, do ketë limite krahasuar me atë që zikaltërit do mund të kryenin nëse do ishin në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Kontes, përpos synimëve në Seria A, do vijojë në kompeticionet europiane duke iu bashkuar Europa League.