Milan do pikë, Inter udhëtimi drejt Firences

Verona e bukur për tu parë e këtij edicioni, luan pas pak në shtëpi me Torinon. Kumbulla dhe Rrahmani gjithnjë protagonsitë në skuadrën e teknikut Ivan Juriç.

Por Seria A, ofron të tjera takime sot. Spikat, Fiorentina- Inter në mbrëmje (20:45) ndërsa në fushë më herët, do të jenë edhe Bolonja-Atalanta,Juventus- Udineze, Milan- Sasuolo dhe Roma- SPAL Ferrara.

Java e 16-të, nisi dje me Napoli-Parma e cila ofroi dështimin e radhës të napoletanëve. Këtë herë humbja në shtëpi (1-2), përkoi me debutimin e gatuzos si trajer me të kaltërit e klubit që drejtohet nga De Laurentis.

Po dje, derbi i Xhenovas i shkoi Sampdorias që fitoi 0-1 me Xhenovën. Takimi Breshia- Leçe përfundoi 3-0 për vendasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!