Skënderbeu bojkoton stërvitjen…

Tronditet Superiorja… Skuadra korçare e Skënderbeut, sot ka bojkotuar stërvitjen. Shkak pagat e prapambetura, si dhe një paqartësi se kur do të bëhet likuidimi i tyre.

Problemi i akomuluar prej kohësh në gjirin e familjes korçare të futbollit, sot ka shpërthyer. Futbollistët bardhekuq e kanë “braktisur” trajnerin Ilir Daja dhe nuk kanë dalë në terrenin stërvitor, për arsye të pagave të prapambetura dhe të mungesës së një transparence nga ana e klubit dhe presidentit Takaj se kur do të merren ato.

Nuk dihet se sa do të zgjasë bojkoti dhe revolta e futbollistëve korçarë. Skënderbeut në fundjavën e 15-të të kampionatit pret në stadiumin e saj Vllazninë, ndërkohë që të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 20 pikë dhe ndajnë vendet 6-7.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!