Kategoria Superiore mes befasive teknike…

Java e 14-të e Kategorisë Superiore, pas shtyrjes së saj për një javë, prodhoi rezultate befasuese. Kështu, Partizani kryesues, u ndal në Ballsh nga vendasit në shifra 2-1.

Por befasia tjetër erdhi nga Gjirokastra, teksa Luftetari sfumoi mundësinë për tu kthyer në ‘lojë’ ndërsa u mund pastër nga Vllaznia 0-2.

Edhe Tirana bie në shtëpi. Madje duke u mundur nga Kukësi në 45 minuta të fraksionit të dytë me rezultatin 1-3.

Sakaq, Teuta dhe Laçi, qytetet e të cilave u tronditën më shumë nga tërmeti i 26 nëntorit, arritën të fitojnë e të marrin tri pikët shtëpiake.

Nëse Teuta e gjeti avantazhin ndaj Skënderbeut në limite, bardhezinjtë kaluan pa asnjë problem Flamurtarin 3-0.

Pas kësaj jave, Flamurtari dhe Luftetari, distancohen ndjeshëm nga grupi tjetër i skuadrave në garë duke u pozicionuar si 2 ekipet me mundësi reale për të zbritur në fund të edicionit nga elita.

Te Tirana ka sërish ‘rrëmujë’ ndërsa Nuabueze i Laçit ecën me të tjerë gola personalë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!