Tirana dhe Skënderbeu,telashe në ‘dimër’

Nga shkarkimi i Ahmatajt te Tirana te situata kaotike e Skënderbeut. Kjo është situata e re e klubëve më me zë të Superiores.

Egbo është komanduar te bardheblutë për të drejtuar Tiranën deri pas derbit të së premtes, por kryeqytetasit, me situatën e fundit, duket se i kanë hipur një ‘treni’ pa ditur destinacionin.

Refuzimi i Ardian Memës për tu kthyer apo amullia dhe jo serioziteti për të komunikuar qartë largimin e elbasanasit, janë tregues se klima te Tirana, nuk është ndër më të mirat.

Sakaq edhe te Skënderbeu pas bojkotit të djeshëm, për vonesat e pagave,sot ka pasur zhvillime.

Mësohet se Takaj ka takuar skuadrën dhe teknikun Daja duke qëndruar për gati 1 orë së bashku. Në fund, futbollistët kanë pranuar të dalin në seancë. Por… deri kur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!